Rreth MR Group

MR Group është një Call Center modern dhe inovativ, i krijuar për të ofruar shërbime të specializuara dhe të besueshme për klientët e sigurimeve në Zvicër. Si pjesë e kompanisë mëmë R-Line , një lider i industrisë së sigurimeve zvicerane, ne përqendrohemi në mbështetjen e klientëve përmes komunikimit elektronik, telefonik dhe shërbimeve të personalizuara.

Falë një strukture profesionale dhe një ekipi të përkushtuar, MR Group ka krijuar një ambient pune që inkurajon zhvillimin personal dhe profesional të çdo punonjësi.

Historia e kompanise

MR Group është pjesë e R-Line GmbH, një kompani zvicerane me mbi 15 vjet përvojë në tregun e sigurimeve si broker i autorizuar. R-Line  ka ndërtuar një reputacion të fuqishëm përmes bashkëpunimeve të suksesshme me të gjithë kompanitë e sigurimeve në Zvicër, përfshirë:

  • Helsana
  • Groupe Mutuel
  • Zürich Versicherung
  • AXA Winterthur
  • Generali
  • Concordia
  • Swica

Këto partneritete mundësojnë ofrimin e shërbimeve të personalizuara për klientët në:

  • Sigurime shëndetësore
  • Sigurime jetësore
  • Sigurime për automjete
  • Sigurime për shtëpi dhe banesa
  • Sigurime juridike
  • Sigurime për udhëtime dhe transport
  • Sigurime për dëme ndaj palëve të treta

Në krye të kësaj suksesi qëndron Murat Redzep, Pronar dhe Themelues i R-Line dhe MR Group. Ai është një VBV Expert i diplomuar në Zvicër dhe i certifikuar nga FINMA (Autoriteti i mbikeqyrjes Financiare te Zvicres) me numër regjistrimi F01315326. Gjithashtu, ai është anëtar i regjistruar në CICERO me numrin 26069.
Me një përvojë të gjatë në sektorin e sigurimeve dhe një vizion të qartë, ai ka ndërtuar një kompani të besueshme që ofron cilësi dhe transparencë për klientët, duke vendosur standarde të larta për tregun.

Mision dhe Vizioni

Misioni

Të ofrojmë mbështetje të plotë dhe shërbime të personalizuara për klientët e sigurimeve në Zvicër, duke garantuar komunikim profesional, të shpejtë dhe të besueshëm. Përmes një ekipi të përkushtuar, synojmë t'i ndihmojmë klientët të zgjedhin zgjidhjet më të përshtatshme dhe të sigurojnë paqe mendore në çdo hap të procesit.

Vizioni

Të jemi lider në industrinë e Call Center-ëve, duke krijuar ura efektive komunikimi midis klientëve dhe ekspertëve të sigurimeve. Synojmë të vendosim standarde të reja për cilësinë, profesionalizmin dhe transparencën, duke ndërtuar besim afatgjatë me çdo klient që shërbejmë.

Kushtet e punes dhe kultura e e ekipit

Në MR Group, ne kujdesemi që çdo punonjës të ndihet pjesë e një ekipi të suksesshëm:

  • Orar Fleksibël: Vetëm 4 orë pune në ditë, duke siguruar një balancë të shkëlqyer mes jetës personale dhe karrierës.
  • Ambient Modern: Një hapësirë pune komode dhe frymëzuese, e dizajnuar për produktivitet dhe zhvillim profesional.
  • Kulturë Bashkëpunimi: Ne promovojmë respekt, mbështetje dhe punë në grup për të arritur rezultate të jashtëzakonshme.

    (Video që tregojnë përvojën pozitive të stafit dhe kulturën e punës në MR Group.)

Nivelet dhe struktura e punes

Struktura e punës në MR Group është e qartë dhe e organizuar për të mbështetur zhvillimin profesional të çdo punonjësi, duke u ndarë në pozita dhe përgjegjësi të mirëpërcaktuara:

  1. Call Agent
    Komunikim i drejtpërdrejtë me klientët për t’u ofruar informacion dhe zgjidhje mbi sigurimet. Roli ndahet në tre nivele:

    • C.A Delta
    • C.A Teta
    • C.A Alpha
  2. Quality Management
    Monitorimi dhe analizimi i performancës për të siguruar standarde të larta cilësie në shërbimet e ofruara.

  3. Lids Agent
    Përgjegjës për parapërgatitjen e punës, përfshirë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për klientët.

  4. Office Manager
    Menaxhon operacionet e përditshme të zyrës dhe siguron funksionimin e duhur të të gjitha proceseve administrative.

  5. General Manager
    Përgjegjës për vendosjen e strategjive dhe objektivave të përgjithshme për suksesin dhe zhvillimin e kompanisë.

Kjo strukturë ndihmon në ndarjen e qartë të detyrave dhe krijimin e një ambienti pune efikas dhe të motivuar.

Politika e pageses dhe perfitimet

Në MR Group, vlerësojmë punën dhe përkushtimin e çdo anëtari të ekipit tonë. Ne ofrojmë:

  • Pagesë Konkurruese: Paga fikse dhe bonuse mujore bazuar në performancë.
  • Trajnime dhe Investim Profesional: Mundësi për të zhvilluar aftësitë tuaja përmes trajnimeve dhe investimeve për t'u kualifikuar dhe pajisur me licenca profesionale në Zvicër.
  • Orar Fleksibël: Vetëm 4 orë pune në ditë, nga e hëna deri të premten, për të mundësuar një balancë të shëndetshme punë-jetë. Vetëm 5 ditë pune në javë!
  • Mundësi Rritjeje: Një strukturë që ofron promovim për punonjësit më të përkushtuar.
  • Ambient Modern dhe Motivues: Një mjedis që nxit produktivitetin, krijimtarinë dhe bashkëpunimin.

Bashkohu me MR Group dhe bëhu pjesë e një kompanie që vlerëson talentin tënd dhe të ofron mundësi për zhvillim profesional në një ambient frymëzues dhe mbështetës.
Ndërto karrierën tënde me ne!

Pasqyra

Momentet që ndërtojnë suksesin – aty ku puna jonë takon përsosmërinë!

Lidershipi

Pasion dhe përkushtim – drejtues që ndërtojnë besimin tuaj dhe sigurojnë mbrojtjen tuaj!

Murat Rexhep

Drejtor i Përgjithshëm

Faruk

Udhëheqës ekipi

Cagla

Analiste e Cilësisë

Tarik

Përgjegjës Financiar

sq